Fjalë Kyçe

Gjashtë pediatër me përvojë e kanë lënë punën në QKUK

Gjashtë pediatër me përvojë e kanë lënë punën në QKUK

Qendra Klinike Universitare në Kosovë është duke u ballafaquar me mungesë të stafit shëndetësore pasi që këta të fundit kanë filluar të lëshojnë punën dhe të transferohen për në spitale e klinika private.

Kushtet e rënda të punës, kujdestari të rënda, paga të ulët e vlerësimi i dobët janë disa nga arsyet që mantelbardhët kanë vendosur të heqin dorë nga puna e shtetit për një punë në privat.

Shpërndaje artikullin

Shpërndaje

Drejtori Mjekësor në Spitalin e Mitrovicës jep dorëheqje, e mohon se pati presion nga drejtoresha

Për shtatë ditë 149 lindje janë kryer në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike

Hajdin Imeri dhe Avdi Murati të dy pediatër – pulmolog kanë vendosur që të lëshojnë punën në Klinikën e Pediatrisë në QKUK për të vazhduar punën vetëm në privat.

Pas gjashtë viteve punë në Klinikën e Pediatrisë në repartin e Pulmologjisë, Avdi  Murati ka vendosur të lëshoj punën. Ai thotë se është ndjerë në disa raste i nënvlerësuar edhe nga pacientët pasi që, sic thotë ai, edhe nëse ashensori nuk punon atëherë faji mbetet tek mjekët.

“Unë dhe doktor Hajdin Imeri e kemi marrë vendimin. Mendojmë të punojmë vetëm në privat. Janë arsyet personale, lodhje, kushtet e rënda, paga as mos të diskutohet me rritjen e cmimeve nuk është më pagë ajo por ndihmë sociale. Punë me stresë. I nënvlerësuar, edhe ashensori mos me bo pacientët na fajsojnë neve”, thotë ai për Gazetën Shneta.

Pothuajse të njejtat arsye i ka edhe Imeri. Ai sqaron se tani është në pushim vjetor mirëpo nuk do të kthehet më në QKUK

“Kur t’i bojsh 26 vjet punë lodhesh. Paga nuk kontestohet, është parësore pastaj udhëtimi çdo ditë Ferizaj – Prishtinë është e lodhshme”, shprehet pediatri në një prononcim për Gazetën Shneta.

Përveç Imerit dhe Muratit punën në Pediatri e kanë lëshuar Valbon Stavileci – nefrologe, Vjosa Kotori – endrokrinologe, Armend Vuciterrna- neurolog dhe Naim Zeka – neurolog.

Me ikje të mjekëve, qoft në një institucione shëndetësor privat apo jashtë vendit janë duke u ballafaquar edhe klinikat e spitalet tjera në vend.

Gazeta në vazhdimsi është duke raportuar për mjekët të cilët janë duke e lëshuar punën në QKUK apo në ndonjë spital privat.