Policia e Kosovës ka nisur trajtimin e informatës pas publikimit në media të pamjeve ku shihet një burrë me trotinet elektrikë, ku edhe e kishte vendosur një fëmijë.
Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Pas publikimit, informata po trajtohet dhe konform autorizimeve do të ndërmirren të gjitha veprimet”, tha Ahmeti për Express.
Trotinetet elektrikë janë shtuar me të madhe në Prishtinë teksa komuna e Prishtinës ka paralajmëruar rregullore për shkak të telasheve që po sjellin në trafik.
Video është publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes”.