Të paktën dhjetë persona janë vrarë në Cetinje të Malit të Zi edhe katër të tjerë janë transportuar në Qendrën Klinike, raporton Vijesti.
Sipas informacioneve nga policia dhe prokuroria, në mesin e të vdekurve ka edhe të mitur.
34-vjeçari kishte qëlluar me armë në drejtim të disa perosnave në afërsi të vendbanimit të tij në Cetinje dhe më pas i njëjti është vrarë.Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia dhe Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00, mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi. Gjendja e tij është stabile.