Fjalë Kyçe

Qeveria shpall me interes të veçantë publik disa prona të paluajtshme në Zubin Potok e Leposaviq

Qeveria shpall me interes të veçantë publik disa prona të paluajtshme në Zubin Potok e Leposaviq

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje elektronike ku janë pranuar shtatë propozime të Ministrisë së Punëve të Brendshme për nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim në ato vende.

Është pranuar nisma për marrëveshje të tillë me SHBA-në, me Çadin, me Poloninë, Portugalinë, Libinë, Britaninë e Madhe e Bregun e Fildishtë.

Ndërsa në mbledhjen e Qeverisë po ashtu është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme për realizimin e projekteve infrastrukturore për interes publik, zonat kadastrale Jesenovik i Epërm dhe Banjë, Zubin Potok, Komuna e Zubin Potokut dhe zonat kadastrale Bistricë dhe Koshtovë, Komuna e Leposaviqit.