Policia e Kosovës njoftoi se një grua ka raportuar se dy persona e kanë futur me forcë në veturë dhe e kanë sulmuar seksualisht.
Sipas njoftimit policor të së martës, rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Agim Ramadani” rreth orës 16:00, derisa viktima ka marrë trajtim mjekësor, e rasti po hetohet nga njësitet kompetente.
Rasti është iniciuar si “sulm seksual”.
“Viktima kosovare ka informuar se dy persona të panjohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin policor.