Fjalë Kyçe

U ndërrohen detyrat dy zëvendësministrave

U ndërrohen detyrat dy zëvendësministrave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua ka ndërruar postet dy zëvendësministrave të Ministrisë së Industrisë dhe të Ekonomisë.

Ish-zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku, tashmë është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë. Ndërkaq ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, është emëruar zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ditë më parë, Kurti paralajmëroi ndryshime në kabinet. Ai u shpreh se ministrat dhe zëvendësministrat do të vlerësohen. Paralajmëroi se “askush s’është i paprekshëm”.