Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet se ka marrë kuletën e një personi tjetër që e kishte harruar në një market.
Policia ka njoftuar se viktimës i mungonin 210 euro.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte marrë portofolin e viktimës mashkull kosovar, të cilën e kishte harrur në një market. Sipas viktimës, nga portofoli mungonin 210 euro para që dyshohet se i ka marrë i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e policisë.