Deputeti i “Guxo” Burim Meta, ka folur për zgjedhjen e dy kryetarëve të kësaj partie në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur dje.
Meta tha për Klankosova.tv se kjo po bëhet për të mirën e ambientit politik.
Ai tha se “Guxo” do të jetë shembull i reformës politike dhe partiake.
“Për të mirën e ambientit politik, për të mirën e partisë “Guxo”, me ç’rast do të jetë shembull i reformës politike dhe partiake, rezultatet e së cilës do të jenë pozitive” – tha Meta.
Në kuvendin e djeshëm besimin për ta drejtuar këtë subjekt politik e kanë marrë Faton Peci dhe Donika Gërvalla-Schwarz.