Shqipëria ka shënuar 171 raste të reja pozitive me COVID-19 brenda 24-orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se rastet e reja janë regjistruar nga gjithsej 840 mostra të marra për testim, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.
Sipas njoftimit, edhe 201 persona janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 324.259.
Me këtë rast është shënuar ulje edhe te rastet aktive. Gjithsej 1.698 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me koronavirus.
Prej tyre, 17 janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3 në Tiranë.