Fjalë Kyçe

Ekspertët: Ligji s’i lejon dy kryetarë, Peci ose Gërvalla duhet të tërhiqet

Ekspertët: Ligji s’i lejon dy kryetarë, Peci ose Gërvalla duhet të tërhiqet

Para një dite, Donika Gërvalla e Faton Peci u zgjodhën në krye të partisë Guxo.

Por legjislacioni në Kosovë, nuk e lejon që një subjekt politik të ketë dy kryetarë.

Njëri nga ta, duhet të lirojë këtë pozitë.

Eugen Cakolli nga Insituti Demokratik i Kosovës, konsideron se është bërë shkelje e ligjit, për zgjedhje të përgjithshme.

Madje sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arsye që të anulojë këtë vendim të kuvendit zgjedhor të kësaj partie.

E nga ky komision kanë thënë se në mbledhjen e radhës do të paraqesin raportin lidhur me zhvillimin e këtij kuvendi.

“Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka vëzhguar kuvendin qendror të partisë “Guxo”, i cili është mbajtur më 7 shtator. Sikurse herave të kaluara, nga vëzhgimi i kuvendeve zgjedhore të partive të tjera, kjo Zyrë do të paraqesë në mbledhjen e radhës të KQZ-së një raport lidhur me zhvillimin e kuvendit të partisë Guxo”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Në ditën kur u mbajt ky kuvend zgjedhor i partisë “Guxo”, nga ky subjekt është larguar një deputete./teve1