Një grua raportoi në Policinë e Kosovës se dy persona tentuan ta dhunonin të dielën (11 shtator) në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh, Policia njoftoi të martën se gruaja ka arritur të largohet, ndërsa të dyshuarit kanë ikur me veturë nga vendi i ngjarjes.
“Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin policor të martën.
Ditëve të fundit janë shtuar rastet e ngacmimeve seksuale në Kosovë. Dhunimi i një 11-vjeçareje në lagjen Arbëria në Prishtinë, nxiti reagimin e shoqërisë civile dhe të institucioneve.