Biden duke folur ë Bibliotekën dhe Muzeun Presidencial John F. Kennedy, FOTO: AP
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se beson në gjetjen e kurës për shërimin e kancerit.
“Unë besoj se ne mund t’i japim fund kancerit siç e njohim dhe madje ta shërojmë një herë e përgjithmonë”, ka shkruar Biden në Facebook.
Ndërkaq në një fjalim më të gjatë ditën e djeshme, Biden u bëri thirrje amerikanëve të hënën që të bashkohen për një “qëllim të ri kombëtar”, përpjekjen e administratës së tij për t’i dhënë fund kancerit.
Presidenti Biden shpreson t’i sjellë Shtetet e Bashkuara më afër qëllimit që ai vendosi në shkurt për uljen e vdekjeve nga kanceri në Amerikë me 50% gjatë 25 viteve të ardhshme dhe për të përmirësuar në mënyrë dramatike jetën e atyre që kujdesen për pacientët me kancer dhe atë të atyre që vuajnë nga kanceri. Ekspertët thonë se objektivi është i arritshëm, por me investime adekuate.
Djali i presidentit Biden, Beau, i cili kishte shërbyer edhe në Kosovë, vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015.