Fjalë Kyçe

1 vit e gjysmë qeverisje, Kurti iu kërkon llogari ministrave për punën

1 vit e gjysmë qeverisje, Kurti iu kërkon llogari ministrave për punën

Më 22 shtator, në orën 20:00, bëhet 1 vit e gjysmë që u formua qeveria Kurti 2.

Më këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se ka kërkuar nga të gjithë ministrat t’ia sjellin 4-5 të arriturat kryesore për 1 vit e gjysmë qeverisje

“Për javën e ardhshme secili prej ministrave do t’i sjell 4 apo 5 të arriturat kryesore për 1 vit e gjysmë sepse më 22 shtator, nesër 1 javë bëhet 1 vit e gjysmë që qeveria jonë u zgjodh. Do më sjellin këto të arriturat por edhe kam thënë që t’i përmendin 4 apo 5 të arriturat kryesore që janë të këqija që i kemi ndalur sepse disa të mira vijnë pse janë ndalur disa të këqija”, tha Kurti në një konferencë për media.