Fjalë Kyçe

Jep dorëheqje drejtori në detyrë i Spitalit të Ferizajt, Isa Berisha

Jep dorëheqje drejtori në detyrë i Spitalit të Ferizajt, Isa Berisha

Dr. Isa Berisha ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Spitalit të Ferizajt.

Dorëheqjen e tij e ka konfirmuar ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi.

Ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Ferizajt është caktuar Dr. Selajdin Sallahu.

Zejnullahu-Raçi ka mbajtur një takim të përbashkët duke falënderuar Dr. Berishën për punën e deritanishme në menaxhim të Spitalit të Ferizajt, kurse Dr.Sallahut i ka ofruar përkrahje nga ShSKUK dhe suksese në menaxhim të Spitalit të Ferizajt.