Një person është gjetur pa shenja jete nga gruaja e tij, në fshatin Cërrnicë të Gjilanit.
Sipas njoftimit të policisë të shtunën, viktima është gjetur i vdekur në një objekt përcjellës në oborrin e shtëpisë së tij.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete nga gruaja e tij, në një objekt përcjellës në oborrin e shtëpisë së ti. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftim.