Është arrestuar një pjesëmarrëse e një emisioni televiziv në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e dyshuara ka sulmuar pjesëmarrësit e tjerët të emisionit, e po ashtu gjatë transportit për në stacionin e policisë e njëjta kishte sulmuar edhe një zyrtarë policorë.
Siç thekson policia, ky zyrtar policor kishte pranuar edhe tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në një emision televiziv ka sulmuar pjesëmarrësit tjerë të emisionit. E dyshuara gjatë transportit ka sulmuar edhe një zyrtar policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton policia.