Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Arsim pas fjalosjes që pati me kryetarin e komisionit, deputetin e VV’së, Ardian Gola.
Gola refuzoi t’i jap fjalën e kërkuar Rrahmanit, i cili edhe publikisht ka dal në përkrahje të kërkesave të grevistëve.
“Eman, të lutem, mos më qit në kësi pozite”, tha Gola, pasi Rrahmani kërkoi të flas në komision.
I ashpër në përgjigje pas kësaj ishte Rrahmani, i cili iu drejtua Golës duke i thënë se ka bërë marrëveshje me grupe të tjera parlamentare.
“Jo, jo, unë nuk po flas për BSPK-në por po reagoj kundër institucionit, jam deputet dhe kam të drejtën e fjalës. Qëllimi im është me kontribu për të ardhur te një zgjidhje konkrete. Ju lus që si kryetar i komisionit nuk duhet të bëni marrëveshje me asnjë grup që e cenon punën time si deputet dhe cilitdo deputet tjetër”, tha Rrahmani dhe pastaj lëshoi mbledhjen.