Afro 220 mijë euro të padeklaruara si dhe disa shishe me verë, që dyshohet se ishin kontrabanduar, janë sekuestruar të dielën në Portin e Vlorës, transmeton Top Channel.
Pas kontrollit të një kamioni të tipit “DAF”, që drejtohej nga 50-vjeçari A.B., u konstatua shuma e parave të padeklaruara dhe kutitë me shishe vere, që ishin pa faturë blerjeje.
50-vjeçari nga Vlora është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rast për “mosdeklarim të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.