Një person është goditur nga vetura ditën e djeshme në Prishtinë.
Vetura ka qenë duke u drejtuar nga një e dyshuar, femër kosovare e mitur, shkruan lajmi.net.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore në këmbë si pasojë e goditjes nga vetura.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
E dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt.