Pak kohë ka kaluar, prej kur Rina Balaj, ka zbuluar se nuk është më bashkë me Sin Boyn.
Kjo ndarje u komentua shumë në media, shkruan lajmi.net.
E pas ndarjes, këngëtarja shpesh ka hedhur edhe “thumba” drejt tashmë ish të dashurit të saj.
Së fundi, Rina, ka postuar një imazh në profilin e saj në ‘Instagram’, teksa është shfaqur provokuese.
E veshur me rroba të brendshme me ngjyrë të kuqe, ylli i hitit “Bad Rosita” nuk ka hezituar t’i shfaqë format e lakmueshme trupore.
“Buzëkuq i kuq, petale trëndafili, zemërthyer. Unë isha Marilyn Monroe e tij”, ka shkruar Rina përkrah imazhit të ndarë më ndjekësit.
Ky mund të jetë edhe një tjetër “thumb” drejt Sin Boyn, apo mund të jetë edhe diçka tjetër.