Një kosovar ka mbetur i vdekur mbrëmë në Trevisto të Italisë.
Kjo si shkak i një përleshje fizike në mes disa kosovarëve dhe maqedonasve. Ngjarja kishte ndodhur jashtë një lokali kinez “La Musa” pak para orës 22:00, raporton Trevisotoday.
Sipas Trevisotoday, në zënkë ishin të përfshirë 20 persona dhe përveç 45- veçarit i cili mbet i vdekur janë lënduar edhe gjashtë persona të tjerë të përfshirë në rrahje.
Arsyeja e kësaj përleshje nuk është bërë e ditur akoma.