Fjalë Kyçe

Kurti takoi kryeministrin spanjoll Sanchez, Spanja ndër vendet që mbështeti ndërlidhjen e liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS

Kurti takoi kryeministrin spanjoll Sanchez, Spanja ndër vendet që mbështeti ndërlidhjen e liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Gjermani ku po merr pjesë në kongresin e partive social-demokrate.
Përveç takimit që ka pasur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kreu i Qeverisë së Kosovës është takuar dje edhe me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.

Fotografinë për takimin me Sanchez, Kurti e ka publikuar në albumin me fotografi nga ngjarja e të premtes ku ka marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Spanja është një prej shteteve që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, derisa së fundi i është bashkuar Francës sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, siç është raportuar, për ndërlidhjen e liberalizimit të vizave të Kosovës me funksionalizimin e sistemit ETIAS.