Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka publikuar çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme.
Çmimi i naftës është liruar për 1 cent krahasuar me një ditë më parë. Çmimi maksimal do të jetë 1.78 euro për litër.
Ndërsa çmimi i benzinës ka mbetur i njëjtë, është 1.41 euro për litër, e i gazit është liruar për një cent, 0.74 euro për litër.
Çmimet do të jenë të vlefshme deri të martën.