Fjalë Kyçe

Ndërron jetë në mënyrë misterioze oficeri i lartë rus

Ndërron jetë në mënyrë misterioze oficeri i lartë rus

Nënkoloneli rus, Roman Malyk është gjetur i vdekur në rrethana “të dyshimta” ditën e djeshme. Malyk ishte një ndihmës i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin. Ai u gjet i pajetë në rezidencën e tij në fshatin e zonës Primorsky të Rusisë.

Oficeri rus Roman Malyk u gjet i varur pranë gardhit të shtëpisë së tij në qytetin e Partizansk.

Sipas disa mediave ruse, ‘Baikal 24’ dhe kanali telegram ‘Amur Mash’, trupi i oficerit 49-vjeçar “ka treguar shenja të mundshme vetëvrasjeje”.

Ky është rasti i fundit në një varg vdekjesh “misterioze” të aleatëve të ngushtë të Putinit. Muajin e kaluar, oligarku rus Ivan Pechorin u gjet i vdekur në një gjendje misterioze në Vladivostok, shkruante CNN.

Veçanërisht, vdekja e Roman Malyk vjen mes shumë sulmeve të raportuara ndaj zyrave të mobilizimit të Ukrainës në të gjithë Rusinë, pasi pakënaqësia u rrit për referendumin e Vladimir Putin për një thirrje ushtarake në shtator, thuhet në një raport të Hindustan Times.

Raportet për vdekje të tilla misterioze të drejtuesve rusë nuk janë të reja. Nga të gjithë biznesmenët që kanë vdekur në 7 muajt e fundit në Rusi, thuhet se gjashtë ishin të afërt me Vladimir Putin. Ata ishin të lidhur me dy kompanitë më të mëdha të energjisë ruse.