Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një furgon, shkruan lajmi.net.
“Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar”, ka thënë ajo.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.
Rasti ka ndodhur rreth orës 06:30.