Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin vaksinën kundër gripit sezonal.
Në një njoftim të publikuar në “Facebook”, ministria informon se nga dita e hënë, 31 tetor do të mund të merren vaksinat kundër gripit kudo në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Mjekët rekomandojnë që të gjithë personat e moshës 6 muajsh e lart mund të marrin vaksinën vjetore kundër gripit sezonal.
“Personat me rrezik të lartë për komplikime serioze të gripit përfshijnë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore ose sistem imunitar të komprometuar. Disa nga të njëjtat grupe janë gjithashtu në rrezik të lartë të komplikimeve edhe nga COVID-19.”, thuhet në njoftim.
MSH-ja bënë të ditur se qytetarët duhet të marrin vaksinën e gripit herët për të krijuar imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe dimrit.