Fjalë Kyçe

Qytetari ankohet për QKUK-në, thotë se vajza e tij 5 ditëshe u la në inkubator pa nxemje

Qytetari ankohet për QKUK-në, thotë se vajza e tij 5 ditëshe u la në inkubator pa nxemje

Qytetari Përparim Klinaku, ka raportuar se vajza e tij, foshnje pesë ditëshe ka qëndruar gati dy orë në inkubator pa nxemje, në klinikën e Neonatologjisë të QKUK-së.
Kështu ka treguar ai në Facebook, ku ka shtuar se sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të neglizhencës së stafit përgjegjës, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, ai është shprehur i mllefosur duke thënë “Boll bre ma se na keni lodhë”.

Duhet shtuar se ky nuk është raportimi i vetëm që është bërë në lidhje me repartet që lidhen me lindjen dhe trajtimin e fosnjave. Duhet kujtuar raportimin që ish-deputeti i LDK-së Gani Geci, e ka bërë dje pasi vajza e tij, deputetja Marigona Geci, ka lindur në kuadër të klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Geci në raportimin e tij, ka thënë se, nipi i tij është sëmurë si pasojë e papastërtisë në këtë klinikë.

Ndërsa nga SHSKUK-ja, si për sqarim, është thënë se Reparti i Lehonave, në kuadër të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, aktualisht është në rinovim e sipër.

Postimi plotë:

Deri kur duhet me prite qe punetoret qe paguhen nga taksat tona t’i dalin zot punes se tyre?! Apo duhet te ndodhe tragjedia qe te vetedijesoheni?!

Kjo foshnje qe shihni ne kete fotografi eshte vajza ime(5 diteshe), e cila, sot ne QKUK-repartin e neonatologjise, gati dy ore ka qendruar ne kete inkubator pa nxemje, per shkak te neglizhences se stafit pergjegjes!!!

BOLL BRE MA SE NA KENI LODHE, DIELLIN DY GISHT MI KRY NA E KENI PRU!!!