Fjalë Kyçe

Shtesat për fëmijë, tani mund t’i marrin edhe ata të vitit 2010

Shtesat për fëmijë, tani mund t’i marrin edhe ata të vitit 2010

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është deklaruar në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Nga kjo ministri është njoftuar se shtesat për fëmijë nga tani e tutje mund t’i marrin edhe fëmijët e lindur në vitin 2010.

Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve bëri të ditur se është hapur aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2010, që të përfitojnë nga këto shtesa.