Një rast i rëndë dhune fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë.
Në rrjetin social Facebook janë publikuar pamjet e dhunës që ushtrohet ndaj një të moshuare nga ana e një vajze të re që duket të jetë infermiere aty.
Ajo goditet me shuplaka e sulmohet verbalisht me sharje e fjalë të rënda.
Personi që ka publikuar videon nuk ka dhënë detaje se ku saktësisht ka ndodhur rasti, por sipas raportimeve në media, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pejës.
Reporteri.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, por të njëjtit nuk kanë dhënë ende detaje.