Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka vizituar familjen e Jakup Krasniqit në dyvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë.
Mehmeti-Selimi ka publikuar një fotografi bashkë me gruan e Krasniqit dhe dy vajzat e tij.
“Pranë zonjës Sevdije dhe familjes së saj në dyvjetorin e arrestimit të Jakup Krasniqit”, ka shkruar deputetja krahas fotografisë në Facebook.