Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, çfarëdo që të bëjë do të ketë mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
Ai ka thënë edhe se, i pari i qeverisë së Kosovës, mund të bëjë çfarë të dojë dhe prapë nuk do të marrë asnjë paralajmërim, raporton Nova.rs, përcjell lajmi.net.
“Çfarëdo që të bëjë Kurti, ai do të ketë mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe… Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova, por ne duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi”. A dëshiron Britania të heqë dorë nga Skocia, nuk do ta bëjë. Kurti mund të bëjë çfarë të dojë dhe nuk do të marrë asnjë paralajmërim. Dhe nëse serbët i përgjigjen dhunës në Prishtinë, për gjithçka do të fajësojnë Serbinë”, ka thënë Vuçiq.
Përndryshe, gjatë ditës së sotme, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.