Pesë persona janë lënduar në fshatin Lluzhan të Podujevës, në një aksident trafiku. Policia e Kosovës i tha KOHËS se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, ku janë përfshirë dy vetura.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”, thuhet në njoftim.
Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten edhe në rrugën Prishtinë-Pejë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.
“Në ora 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në”.