Në Mitrovicë u arrestua një person mbi dyshimin për sulm seksual.
Ai dyshohet se kreu këtë vepër ndaj një të miture e cila ishte raportuar e zhdukur, më 1 nëntor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e mitur e cila ishte e raportuar person i zhdukur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.