Ndonëse i gjithë fokusi është te Botërori në Katar, në Kosovë vazhdon gara në Superligën e futbollit. Sot janë dy ndeshje të javës së 18-të, të fundit për stinorin vjeshtor. Por më pas do të luhen edhe disa ndeshje të mbetura.
Prej orës 13:00 në Skënderaj takohen Drenica e Drita. Skuadra gjilanase ditë më parë u nda me trajnerin Ardian Nuhiu.
Ndeshja tjetër e së shtunës është Ferizaj – Dukagjini, që po ashtu luhet prej orës 13:00.
Gjilani – Ballkani, Trepça ’89 – Prishtina dhe Malisheva – Llapi janë ndeshjet e së dielës.