Një person është lënduar më mjet të mprehtë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Incidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërkaq, Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
“Sot rreth orës 18:30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë”, ka thënë ajo.