Fjalë Kyçe

Konfirmon KFOR-i: Ka pasur të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok

Konfirmon KFOR-i: Ka pasur të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok

KOFR-i ka dhënë detaje lidhur me raportimin për të shtëna me armë zjarri në veri.

KFOR bën të ditur se janë dëgjuar krisma armësh pranë patrullës e cila ishte duke monitoruar gjendjen.

Tutje theksuan se janë duke mbledhur informacion më të detajuar lidhur me rastin.

“Po, mund të ju konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër Zubin Potokut. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.