Fjalë Kyçe

KFOR-i konfirmon: I kemi kthyer përgjigje Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave në Kosovë

KFOR-i konfirmon: I kemi kthyer përgjigje Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave në Kosovë

Misioni i KFOR-it në Kosovë i ka kthyer përgjigje Serbisë, lidhur me kërkesën e saj për kthimin e 1 mijë trupave ushtarake në Kosovë.

“Komandanti i KFOR-it ia ka përcjell përgjigjen Serbisë, por që nuk mund të lëshohemi në detaje për korrespondencën e NATO-s”, është bërë e ditur në përgjigjen e KFOR-it.

Tutje, KFOR-i ka shtuar se mbetet i plotësisht i aftë për ta përmbushur mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Ndryshe, më 15 dhjetor, Qeveria e Serbisë ka miratuar kërkesën ndaj misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për dërgimin e një numri të forcave të sigurisë në Kosovë.

Kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR-it, për të siguruar lejen e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore në Kosovë, e ka quajtur absurde zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.

Ai ka thënë se kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë është i pamundur dhe ka shtuar se kërkesa të tilla janë lojë e presidentit të Serbisë, i cili po krijon tensione.