Fjalë Kyçe

Vidhen para dhe bizhuteri në një banesë në kryeqytet

Vidhen para dhe bizhuteri në një banesë në kryeqytet

Policia sot ka informuar se është raportuar për një vjedhje në Prishtinë.

Një grua ka raportuar se në banesën e saj janë vjedhur para të gatshme dhe bizhuteri.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona deri më tani të panjohur kanë demoluar banesën e saj dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe bizhuteri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.”, ka bërë të ditur PK.

Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet.