Fjalë Kyçe

“Njerëz help” rrjedh testi me shkrim në konkursin e shpallur nga OAK për pozitën e asistentit administrativ

“Njerëz help” rrjedh testi me shkrim në konkursin e shpallur nga OAK për pozitën e asistentit administrativ

Burimet e Gazetës “ALO” kanë dërguar fakte për rrjedhjen e testit me shkrim ne konkursin për pozitën e Zyrtarit Administrativ ku se paku njëra nga kandidatet kishte siguruar pyetjet 28 minuta para mbajtjes se Testit me shkrim.

Testi me shkrim ishte mbajtur me 19 janar 2023 ne ora 16:00, kurse intervista me gojë me datë 27 janar 2023. Testit dhe intervistës iu kishin nënshtruar 5 kandidatë dhe ata: Kosovare Thaqi, Meleke Muhameti – Sfishta, Samire Berisha, Erza Alishani, Driton Haliti.

Redaksinë e gazetës “ALO” kishin arritur te kontaktoj me disa nga anëtarët e Këshillit Drejtues të OAK-së Naim Rudarin, Vehbi Beqirin dhe Nasuf Hasanin si dhe Drejtorin Ekzekutiv te OAK-së Besim Currin.

Derisa Naim Rudari nënkryetar i OAK-së kishte deklaruara për Redaksinë e Gazetës” ALO”se nuk kishte informata për rrjedhën e Testit, dy anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues Vehbi Beqiri dhe Nasuf Hasani kanë deklaruar se kanë informata për një gjë të tillë dhe se do ta adresojnë në mbledhje të Këshillit Drejtues kurse Drejtori Ekzekutiv z. Curri e mohon një rrjedhje te Testit duke deklaruar se “është e pamundur te rrjedhe Testi për shkak se ne 30min para testit i kemi përpiluar pyetjet”

Në pyetjet e redaksisë se pikërisht rrjedhja e Testit ka ndodhur ne ora 15:32 kurse Testi është mbajtur ne ora 16:00 apo 28min para testit dhe atë i fotografuar nga kompjuteri” Drejtori Ekzekutiv nuk pati përgjigje.
Sipas informatave qe ka siguruar Redaksia e Gazetës “ALO”pikërisht sot ne rend te ditës te mbledhjes se Këshillit Drejtues te OAK-së është zgjedhja e kandidatit për pozitën e Asistentit Administrativ nga një proces i dyshuar për rrjedhje te Testit.

Redaksia e Gazetës “Alo” do te ju mbaje te informuar nëse Këshilli Drejtues do të zgjedh sot kandidatin nga një proces i kontestuar apo do të merre një vendim tjetër.