Fjalë Kyçe

Publikohet video: Luiz Ejlli i gatshëm të lërë në mes lojën dhe të dalë nga BBV pas sherrit me Kiarën

Publikohet video: Luiz Ejlli i gatshëm të lërë në mes lojën dhe të dalë nga BBV pas sherrit me Kiarën

Sherri që pati me Kiara Titon, ka bërë që Luiz Ejlli të deklarojë për të dashurën e tij se do të ishte i gatshëm që ta linte në mes lojën e Big Brother Vip.

Kjo deklaratë e tij është dëgjuar në shtëpi dhe shpërndarë në rrjetet sociale gjerësisht.Në një moment, mbrëmjen e të hënës, Luizi i ka deklaruar Kiarës:

“Ta dish që nga ky moment do jem i varur prej teje, kaq po të them, don me e lanë, ikim”.

Debate të ashpra janë zhvilluar që pas të shtunës mes Luizit dhe Kiarës në shtëpinë e BBV, sa që për fansat është dukur sikur mes tyre po shkohet drejt një ndarje.

Kiara ka qenë shumë e tensionuar pasi Luizi bëri që të prishte lojën, të cilën vajzat nëse do të fitonin do të merrnin avantazh.Kiara ka qenë gjatë gjithë ditës e tensionuar dhe ka qarë madje pasi Luizi e kishte mbështetur te lavamani dhe nuk e linte dilte.


Ai i tha pak më parë Kiarës: E provove që i çoj njerëzit në limite, teksa kjo e fundit i thotë ik e mos hajde më.

Pas situatës së krijuar në tualet, Kiara doli e përlotur në oborr ku pati një diskutim të ashpër me Luizin. Ajo i tha Luizit që një herë të vetme që i vjen mundësia të ketë një avantazh në lojë, ai nuk e lë atë të qetë.

Ndërkohë, Luizi i tha Kiarës se nuk i bëri asgjë, as nuk e preku, po thjesht po qëndronte te lavamani. Ajo tha se nisi të qante sepse nuk po merte dot frymë dhe se pavarësisht kësaj, Luizi nuk e mori mundimin të largohej nga aty.

Diksutimi mes dyshesh vijoi edhe në dhomën e garderobës. Kiara i tha Luizi se ka nevojë për hapësirën e saj dhe se veprimi që ai bëri në tualet është i pafalshëm.

Sipas Kiarës, nëse ajo do ishte në vendin e tij, nuk do sillej njëlloj, por do i jepte hapësirën e duhur që ai të fitonte.

Luizi tha se Kiara po i “bie në qafë” kot atij. Ai madje shtoi se është normale që atë ta mbante në një cep të lavamanit.