Fjalë Kyçe

Gjilani gjobitet me 1000 euro

Gjilani gjobitet me 1000 euro

Klubi i futbollit Gjilani është gjobitur me 1000 euro nga Komisioni Disiplinor i shkallës së parë pranë Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ky vendim është marrë pasi klubi gjilanas, sipas Komisionit, bëri lëshim në organizim të ndeshjes me Llapin.

“Pas përfundimit të ndeshjes disa persona (shikues) të paautorizuar hynë në fushën e lojës, ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Po ashtu edhe në parkingun e stadiumit, derisa gjyqtarët kanë shkuar të vetura, prapë disa persona ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve policor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani –Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, njofton Komisioni Disiplinor.

Ndërkohë drejtori sportiv i Gjilanit, Sevdail Robelli u gjobit me 300 euro pasi, pas përfundimit të ndeshjes hyri në fushën e lojës dhe e ofendoi rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve dhe lojtarëve të skuadrave.