E ardhmja e Mason Mount është tashmë mjaft e përfolur përpara afatit kalimtar të verës.
Mesfushori anglez nuk është ende afër marrëveshjes për një kontratë të re në Chelsea, të cilit iu bashkua në moshën gjashtë vjeçare dhe dyshimi po rritet se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Stamford Bridge.
Liverpool kryeson listën e kërkuesve nga elita e futbollit anglez, transmeton Gazeta Express.
Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, i sapocaktuar si trajner i Bayern Munichut, gjithashtu e vlerëson anglezin dhe e dëshiron në skuadrën e tij.
Megjithatë, për të shitur shërbimet e yllit anglez, Chelsea kërkon të paktën 86 milionë euro, duke marrë parasysh kualitetin e tij dhe moshën e tij të re.
Mbetet të shihet nëse do të ndryshojë ambient gjatë verë Mason Mount, apo do të qëndrojë te klubi i fëmijërisë.