Hyrja e një objekti banesor në lagjen “Ulipiana” të Prishtinës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Gazeta Express merr vesh se deri te zjarri ka ardhur pasi një qytetar e ka djegur një divan të vjetër në afërsi dhe zjarri pastaj është shpërndarë, ku si pasojë janë dëmtuar edhe disa kabllo interneti.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtins, Florie Ahmeti.
Ajo ka bërë me dije se zjarri është lokalizuar tashmë.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të një objekti, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Zjarri është lokalizuar, është raportuar vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.