Banori i fshatit Bitijë,Agron H.Rushiti ka shpërndar një video sot në orët e para të mëngjesit,ku shihet një shperthim i fuqishem i ujit me presion të lartë i dal nga gypat e vendosur për ndertimin e hidrocentralit të Lepencit.
Banorët e Bitijes dhe fshatërave përreth vite me parë, që nga filllimi i ndertimit të këtij hidrocentrali kishin shprehur shqetësimet e tyre me kohë dhe disa herë kanë protestuar duke u munduar ta ndalonin ndertimin e ketij hidrocentrali duke konsideruar se është jo ligjore.