Ish-trajneri dhe ish-futbollisti nga Podujeva, Selatin Vokrri, ka vdekur të premten, kanë njoftuar familjarët e tij në rrjetet sociale.
Vokrri kohëve të fundit kishte probleme shëndetësore.
Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur edhe deputetët nga Podujeva, Agim Veliu e Besnik Tahiri.
Selatin Vokrri është axha i legjendës Fadil Vokrri.
Ishte një nga kontribuuesit më të mëdhenj të zhvillimit të sportit kosovar.
Më 3 maj të vitit 2022, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me rastin e 6-vjetorit të anëtarësimit të Kosovës në UEFA, pati vizituar në shtëpinë e tij, Selatin Vokrri.
Gjatë kësaj vizite, Ademi i shprehu mirënjohjen Vokrrit për kontributin e tij gjatë periudhave të ndryshme në futbollin e Kosovës, qysh nga koha e tij si futbollist e deri në periudhën e zhvillimit të futbollit të pavarur, e që në fund rezultoi me realizimin e objektivit për anëtarësim në UEFA.