Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”për Gëzim Bacajn dhe Durim Kelmendin, të dy shtetas nga Kosova, të cilët morën pjesë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Llakatund të Vlorës pask ditë më parë.
Ata së bashku me Haki Bajramin, i cili është në kërkim, dhunuan ish vjehrrën e këtij të fundit dhe nipin e saj 14 vjeçar, duke i lënë pa ndjenja brenda banesës së tyre. Më pas i kanë vënë flakën banesës duke shkaktuar edhe shkrumbimin e një banese tjetër në afërsi të saj.
Të dy shtetasit e arrestuar, u ndaluan nga policia një ditë pas ngjarjes në Morinë. Seanca e sotme në Gjykatën e Vlorës është drejtuar nga gjyqtarja Liza Sinomati ndërsa prokuror i çështjes ka qenë Hyrjet Lamaj.