Para katër ditësh, një grua dyshohet se ka rënë nga “Ura e Fshajt”, në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë derisa kërkimet për gjetjen e saj po vazhdojnë edhe nga njësia e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Që nga e premtja e deri më sot ende nuk është gjetur personi në fjalë, përderisa kërkimet po vazhdojnë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka konfirmuar sot për KALLXO.com që gruaja nuk është gjetur ende.
“Kërkimet janë duke vazhduar. Deri në këto momente, ende nuk është gjetur viktima” – ka thënë Elezaj.
Ai tutje ka shtuar se Njësia për Kërkim-Shpëtim në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe sot janë duke vazhduar punën e tyre për gjetjen e saj.