Fjalë Kyçe

Prishtina synon t’i kthehet fitores në ndeshjen ndaj Dukagjinit, formacionet zyrtare

Prishtina synon t’i kthehet fitores në ndeshjen ndaj Dukagjinit, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit janë nikoqir të klinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Debatik Currit vjen nga një seri prej tri ndeshjeve pa fitore, me dy barazim dhe një humbje, kështu që synon t’i kthehet tri pikëve.

Në anën tjetër, ekipi i Armend Dallkut ka marrë fitoren e parë këtë sezon në ndeshjen e fundit dhe synon të vazhdoj me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Prishtina: Kolaj; Bytyqi, Idrizi, Useini, Muja; Islami, Pefqeli; Kryeziu, Krasniqi, Hyseni; Blesa;

Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Basri, Hugo, Neziri; Shabani, Feka, Morina; Zulfiji, Mërlaku, Çyrbja;