Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, njëkohësisht zëvendës kryesues i komisionit hetimor në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje, gjatë seancës ka akuzuar opozitën për mosfunksionimin e këtij komisioni, duke thënë se nuk i kanë dorëzuar emrat e anëtarëve të komisionit.
Gjatë fjalës së tij, Bajrami është shprehur se LDK-ja është dashur të dorëzojë emrat e dy kandidatëve, mirëpo e ka dorëzuar vetëm njërin, dhe kjo është njëra pikë që ka ndihmuar dështimin e komisionit për 6 muaj.
“LDK është dashur të dërgojë dy përfaqësues, e kanë dërgu vetëm një, AAK është dashur të zgjedh kryesuesin e nuk e kanë zgjedh, e kështu ka dështuar”, është shprehur Bajrami.
Për këtë i është kundërpërgjigjur deputeti i LDK-së, Arben Gashi, duke i thënë se e kanë dërguar vetëm një emër sepse ashtu është kërkuar, dhe pastaj ka ndryshuar duke i kërkuar dy.
Ai ka thënë emrat e deputetes Vlora Dumoshit dhe deputetit Agim Veliu, gjë që është kundërshtuar nga pozita duke thënë se në fillim kanë thënë emrin e Marigona Gecit.
“Unë po du me i ndërru në këtë moment, a e caktoj unë kë e dërgoj në komision, çka po bërtet ti”, iu është drejtuar Gashi deputetëve të VV-së.
Tutje ai është shprehur se Bajrami nuk e di se çfarë po kërkon.
“Qiky djalë çka është dukë kërku se nuk po e din çka po kërkon, as nuk e ka dit kur e ka kërku komisionin e nuk po e din as tash. A po don kohë shtesë se ia japim, a po don me i ndërru anëtarët se ia ndërrojmë, a po don buxhet, a çka është t’u dasht ky njeri”, është shprehur Gashi tutje.
Deputetet e VV-së, kërkuar që të krijohet komisioni hetimor, deria ata të PDK-së, po e vlerësojnë si ndërhyrje në drejtësi