Kryeministri Albin Kurti ka pritur në një takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, transmeton lajmi.net
Zgjedhjet në katër komunat në veri dhe procesi I konvertimit të targave ilegale në atë të ligjshme ishin disa nga temat e diskutimit, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
“Gjatë bisedës, u trajtuan edhe temat e zhvillimet aktuale, që përfshijnë mbarëvajtjen e deritanishme të procesit të konvertimit të targave ilegale dhe regjistrimit të veturave me targa RKS dhe procesi që parashihet me udhëzimin administrativ për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri të vendit”, thuhet në një njoftim.